Skip to content Skip to footer

Wedding photo book

Fustanet e koleksionit 2024 nga My Dream janë një shembull i vecantë i elegances dhe finesës në nuserinë moderne. Ky fustan përfaqëson harmoninë perfekte mes traditës dhe stilimit te freskët. Materiale të larta si dantella delikate, satin i butë dhe detaje të ndezura me kristale, përfaqësojnë pasionin tonë për detajet dhe përkushtimin tonë për të krijuar fustane të vecanta për momente të vecanta.

Ky fustan i nuserisë është një shfaqje e vërtetë e shkëlqimit dhe sofistikimit. Me mëngë të gjata dhe dekolte të zemrës, ai ofron një ndjesi të dashurisë dhe elegancës. I zbukuruar me shkëlqim fin në të gjithë sipërfaqen e tij, fustani krijon një efekt të ylberit kur kap dritën, duke e bërë çdo lëvizje magjepsëse. Stili i tij i frymëzuar nga ballgown përfshin një fund të gjerë që rrjedh me hir nga vithe te toka, duke i dhënë nuses një siluetë të përrallave. Ky fustan është i përsosur për një nuse që dëshiron të ndriçojë në ditën e saj të veçantë.

Koleksion2024FustaniMy DreamShare